Ferizaj, 25 mars 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, për trafik njerëzor, pas një pune të vazhdueshme nga ana e saj në qytetin e Ferizajt.
Dy të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore, pasi nga ky operacion është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e seksit femër, nga Kosova.
Personat e arrestuar mbajnë inicialet I. Osmani i moshës 25 vjeçe dhe R. Guci 26 vjeç të dy me origjinë kosovare.
Gjykata e Prishtinës i ka lënë dy të ndaluarit në burg deri në përfundimin e hetimeve ku nga ana e tyre janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme se viktima ishte trafikuar nga ana e të dyshuarit kryesor me të cilin ajo kishte bashkëjetuar për disa muaj.
Mësohet se fillimisht është arrestuar i dyshuari kryesor ndërsa më pas, ditën e djeshme është arrestuar edhe i dyshuari tjetër i cili kishte ndihmuar dhe bashkëpunuar me të dyshuarin për kryerjen e veprës penale të trafikimit njerëzor.
Ndërkohë viktima aktualisht është duke u trajtuar sipas programit për viktimat e trafikimit, në mënyrë që ta kalojë tronditjen e marrë.
a.y/NOA