Vlorë, 25 mars 2011, NOA- “Resulaj” ishte operacioni i policisë së Vlorës, i cili vuri në pranga një 40 vjeçar i cili i fshihej drejtësisë prej vitesh.
Reis Haxhiraj, lindur në fshatin Resulaj e banues në Selenicë të Vlorës, u vu nën prangat e uniformave blu pasi prej kohësh ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia por i fshihej asaj.
40 vjeçari akuzohej për “Rrëmbim personi” dhe Gjykata e Vlorës e kishte dënuar këtë të fundit me 13 vite burg.
Lidhur me veprën për të cilën ishte dënuar, Haxhiraj e kishte kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë Artur Rrapaj dhe Zini Hoxha, edhe ky i fundit i arrestuar nga policia. Të tre këtë persona në vitin 1998 në vendin e quajtur Izvor, të armatosur dhe të maskuar kanë rrëmbyer inspektorin e policisë Yzedin Gucaj si dhe kanë plagosur të vëllanë e tij Dhimitër Gucaj.
Por nuk ka qenë normal as arrestimi i tij, sikundër edhe raporti që kishte me drejtësinë ai iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri forcave të policisë, por falë punës së specializuar të tyre, është kapur me armë në dorë.
Në cilësinë e provës materiale, efektivat e policisë sekuestruan një armë zjarri tip automatik model 56, kallashnikov si dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.
Mësohet se i shumëkërkuari Reis Haxhiraj që nga koha kur kishte kryer rrëmbimin i fshihej drejtësisë në shtetin fqinj, Greqi.
a.y/NOA