English

Tërmeti godet Birmaninë, 75 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Rangon, 25 mars, NOA - Janë të paktën 75 viktimat e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 6.8 ballë e shkallës Rihter, i cili goditi dje Birmaninë lindore, ndërsa mësohet se të plagosurit janë më shumë se njëqind.

Mësohet se ky tërmet goditi kufirin e të ashtuquajturit 'trekëndësh i artë’, mes Birmanisë, Tajlandës dhe Laosit, një zonë malore e vështirë për të hyrë, por aty ku ajo luan një tregti aktive ndërkufitare.

Tërmeti mësohet se ka qenë veçanërisht i dhunshëm në disa qytete si 'Tashilek, Burmese dhe Kenhtung, ku ai shënoi numrin më të madh të viktimave deri më tani.

n.e/NOA

KOMENTE