Itali, 25 Mars NOA - “Do të kthehem në drejtim të një skuadre, por jo në Itali”, këto kanë qenë fjalët që përcillnin një mendim të teknikut italian Marcello Lippi. Në qoftë se nuk do të jetë Italia atëherë me shumë mundësi ai do të përfundojë në një skuadër angleze dhe mendimi i shumë bookmaker është pikërisht ky, që Lippi në një të ardhme do të drejtojë një ekip të Premier League.
Opsioni më i mundshëm mbetet ai i Tottenham, që mbetet dhe një pistë e preferuar e vetë trajnerit. Më pas opsioni tjetër është Çelsi, or mundësia për të kaluar në drejtim të bluve të Londrës është akoma dhe më e vështirë.
Një tjetër opsion për teknikun italian mbetet dhe stoli i Bajernit të Munihut, por me shumë mundësi në të ardhmen ai do të jetë në drejtim të një ekipi të Premier League.
r.b/NOA