English

Vdekja e Emmyt, Apeli lë në burg biznesmenin

Tiranë, 25 mars, NOA – Gjykata e Apelit, nuk e ka pranuar kërkesën e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, për të marrë një tjetër masë duke rrëzuar atë të arrestit me burg, të vendosur nga Gjykata e Tiranës ndaj tij.

Bëhet fjalë për të implikuarin në çështjen e vdekjes së këngëtares 22-vjeçare, Elsina Hidersha, e njohur me emrin Emmy, për të cilën hetimet janë duke aluduar nëse ishte aksidentale, apo një vrasje e paramenduar.

Ngjarja tragjike ndodhi gati një muaj më parë, më 27 shkurt, ndërsa ishte duke dalë nga një pub në Tiranë dhe ka bërë debat me ish-të dashurin e saj, biznesmenin kosovar të lartpërmendur.

Nga ana e tij, 47-vjeçari pretendon se vdekja ka qenë aksidentale dhe jo një vrasje e qëllimshme. n.e/NOA

KOMENTE