Pekin, 25 Mars, NOA- Një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Shkencave Biologjike në Pekin ka zbuluar gjenin që rregullon homoseksualitetin.
Studimi është bazuar në analizat e aplikuar në minj, ku u gjet neurotransmetuesi “çelës”i orientimit seksual: bëhet fjalë për serotoninën, që sipas studiuesve kineze në qoftë se eliminohet shijet seksuale ndryshojnë.
Sipas shkencëtarëve të udhëhequr nga Yi Rao, te meshkujt një preferencë për femra mund të “rikthehet” duke injektuar serotoninën në tru të kafshëve.
Tridhjetë minuta pas injektimit sjellja seksuale rivendoset në drejtimin meshkuj -femra.
a.e/NOA