Bruksel, 26 mars, NOA – I ashtuquajturi test i stresit mbi sigurinë e centraleve bërthamore që gjenden në territorin e Bashkimit Evropian, duhet që të bëhet edhe për vendet të cilat janë në periferi e rreth tij.
Ky është vendimi i marrë nga autoritetet e larta evropiane, gjatë samitit të Brukselit, ku u shqyrtua siguria e centraleve bërthamore në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Gjithçka mbërriti pas panikut të krijuar nga centrali bërthamor i Fukushimas në Japoni, si pasojë e tërmetit dhe tsunamit të disa javëve më parë.
n.e/NOA