Kavajë, 26 mars, NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga qyteti i Kavajës së zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë zgjedhje për qytetarin. Në takimin e zhvilluar për inaugurimin e Qendrës së re të Kulturës, kreu i qeverisë ka theksuar se opozita ka vetëm alternativën e mashtrimit.
Duke folur për sloganin e PS-së, Berisha u shpreh se kur Rama të humbasë zgjedhjet, do të thotë që fajin e ka populli. “Socialistët nuk do të thonë se fajin e ka Saliu, por fajin e ka populli. Vetëm populli me anë të votës mund të lëvizë Berishën nga pushteti, pasi është populli që e mbështet”, tha sot Berisha.
Nga ana tjetër Berisha ka theksuar se mazhoranca është e vendosur për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por siç tha ai, “edhe Roma nuk u ndërtua përd një ditë”.
Sipas tij, opozita nuk ka asnjë alternative për zgjedhjet, por vetëm shpifje.
“Opozita po bën fushatë bazuar në shpifje. Opozita mbështetet tek alternativa e mashtrimit”, tha sot Berisha.
a.k.NOA