English

Buxheti i Kosovës prej 1.2 miliardë eurosh, debatohet në Kuvend

Prishtinë, 26 mars, NOA – Plot 1 miliard e 264 milionë euro, parashikohet që të jetë buxheti i Kosovës për këtë vit.

Shifrat e tij, janë debatuar gjatë seancës së fundit të parlamentit kosovar, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, u përpoq të argumentonte se ky buxhet mbështetet në përparësitë e qeverisë së tij për rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale.

Ndërkaq, buxheti parashikon që shpenzimet e tij të jenë në masën prej 1 miliard e 434 milionë eurosh, të cilat janë cilësuar mjaft të larta nga ana e opozitës, e cila ka kundërshtuar këtë projekt.

Opozita thotë se buxheti nuk pasqyron nevojat e Kosovës dhe rrezikon të fusë vendin në një krizë të mundshme.

Duke i mëshuar më shumë kundërshtisë për rritjen e pagave të premtuar nga qeveria deri në nivelet prej 30 dhe 50 përqind.

n.e/NOA

KOMENTE