E shtunë, 26 mars 2011, NOA- Njëra prej organizatave më në zë dhe më prestigjioze në botë “Greenpeace” deklaroi sot se niveli i rrezatimeve në Fukushima ka arritur gradën më të lartë.
Sipas kësaj deklarate thuhet se, niveli i rrezatimeve në Fukushima ka arritur pikën kritike dhe se incidenti mund të klasifikohet si i shkallës shtatë, ku shtata është grada më e lartë e matjes së rrezatimeve.
Një krahasim me incidentin e Çernobilit është bërë nga kjo organizatë për nga niveli i rrezatimeve, duke shtuar se ky nivel ka arritur shkallën maksimale.
Ekspertët sqarojnë se duhen qindra vjet për tu zhdukur këto rrezatime, pasi incidenti i shkallës së shtatë do të thotë se lëndët radioaktive përhapen dhe krijojnë impakte shëndetësore dhe ekologjike në të gjithë botën si dhe pasoja të rënda për jetët e reja.
a.y/NOA