English

Ivanoviç: Nuk i harrojmë serbët në Kosovë

Beograd, 26 mars 2011, NOA- Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë Oliver Ivanoviç deklaroi se do fillojnë shumë shpejt ndihmat për rimëkëmbjen ekonomike të serbëve në Kosovë.

Gjatë një vizite në njërën prej familjeve që do ti rindërtohet shtëpia nga qeveria Serbe, ai tha se së shpejti do të fillojë ndërtimi i tri shtëpive të familjeve serbe me gjendje të rëndë sociale në Kosovë, duke shtuar se është e pamundur që me buxhetin e shtetit të zgjidhen të gjitha rastet.

Më tej ai shtoi se, “Në administratë nuk do të ketë vende të reja pune, njerëzit patjetër duhet t’i kthehen bujqësisë, e cila është burim i pashtershëm për vende të reja pune”.

Por sipas tij serbët e Kosovës nuk duhet të harrojnë se mbështetja e qeverisë do të jetë gjithmonë.

a.y/NOA

KOMENTE