English

Krasniqi, për vizitë në Hungari

Prishtinë, 26 mars 2011, NOA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me ftesë të kryetarit të Asamblesë Nacionale të Hungarisë, László Kövér, do të bëjë një vizitë zyrtare në Hungari nga data 28 deri më 31 mars të këtij viti.

Delegacioni i kryesuar nga Krasniqi do të ketë në përbërje të tij edhe kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, përkatësisht Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, si dhe shefin e kabinetit Kryetarit të Kuvendit, Mehmet Hajrizi si dhe këshilltari Skënder Reçica.

Në kuadër të kësaj vizite , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të takohet me László Kövér, kryetari i Asamblesë Nacionale të Hungarisë, Viktor Orbán, kryeministër i Hungarisë, Zsolt Németh, sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Richárd Hörcsik, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe me Mihály Balla, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

a.y/NOA

KOMENTE