English

Kujdes, jemi në rrezik, ja ushqimet që mund të vrasin

SHBA, 26 Mars 2011 NOA/ Rid Bulku - Jo të gjitha ushqimet janë miqësore me ne dhe të ushqyeshme. Është zbuluar se cilat prej tyre i përkasin listës së rrezikut për jetën, që nga lulet helmuese dhe deri tek ato alergjike e më shumë.

Ne duhet të ushqehemi për të jetuar dhe shpesh herë ndodh që ato që konsumojnë mos të jenë të duhura për organizmin tonë.

Më poshtë janë listuar disa ushqime që janë të ndaluara rreptësisht nga ligji në SHBA:

Mushrooms (kërpudhat)

Ato janë pjesë përbërëse e shumë gatimeve dhe rrjedhimisht kanë sasinë e tyre të caktuar në përbërje.

Ky ushqim cilësohet si i kategorisë së helmuesve pasi në sasi të mëdha ajo mund të rezultojë tepër e dëmshme, duke ndikuar në veshka, zemër apo dhe duke dëmtuar muskujt.

Manaferrat

Krahas disa llojeve të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë, ekzistojnë dhe disa lloje manaferrash që përmbajnë alkaloidë dhe janë cilësuar si të dëmshme për organizmin tonë.

Ato mund të dëmtojnë funksione të shumta të zemrës duke çuar drejt një vdekje të mundshme.

Fugu

Fugu është një lloj peshku i kuzhinës japoneze, por që në lëkurë dhe në disa prej organeve të tij të brendshëm përmban tetrodotoksin, një përbërës shumë helmues që mund të paralizojë turpin e njeriut dhe mund të çojë në asfiksim.

Gjethet Rhubarb

Këto gjethe kanë përmbajtjen e tyre të caktuar helmuese, e cila mund të shkaktojë shumë telashe serioze madje të çojë deri në gjendje koma.

Butakët

Në qoftë se jeni alergjik ndaj këtyre gjallesave duhet ta zbuloni patjetër pasi pasojat e tyre janë shumë të rënda. Ato mund të ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes dhe mund t’ju lënë pasoja përgjatë gjithë jetesë.

Kikirikët

Për sa i përket Kikirikëve, në rast se personat që i konsumojnë janë alergjikë ndaj tyre, ato mund t’i shkaktojnë irritime të forta të lëkurës.

Frutat e tjera

Qershitë, kumbullat, mollët, dardhët, pjeshkët dhe kajsitë - janë si “karamele” të përkryera të natyrës. Megjithatë duhet të qëndrojmë larg nga farat e tyre pasi përmbajnë Amygdalin, një kompleks që prodhon Cyanide.

Doza të mëdha të tyre mund të çojnë në marrje mendsh, në rritjen e presionit të gjakut dhe të zemrës dhe dështim të veshkave.

Hot-Dog-u

Një ushqim tepër i konsumuar dhe shumë i shijshëm, pak nga ne i rezistojnë.

Megjithatë një ushqim që konsiderohet si tepër i rrezikshëm tek fëmijët, pasi ai shpesh herë sipas studimeve të kryera, shkakton kollitje.

Duhet thënë se kollitja tek fëmijët, sidomos tek ata rrotull moshës 3-vjeçare është shkaku kryesor i sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.

r.b/NOA

KOMENTE