SHBA, 26 Mars NOA - Kur ka vënë re të fejuarin e saj në radhë të parë të publikut në koncertin që zhvillohej në Barcelonë, nuk i ka rezistuar dot provokimit që i erdhi për ta puthur. Përpara të gjithë fansave në delir, Kylie Minogue e dashuruar marrëzisht pas modelit të saj Andres Veloncoso, u shtri madje dhe në skenë vetëm për ta puthur atë.
Një gjest që duhet thënë e ka habitur dhe në të njëjtën kohë e ka lumturuar të gjithë publikun e pranishëm në këtë koncert. I dashuri i saj, e ka shoqëruar këngëtaren pothuajse përgjatë gjithë kohës në këtë turne botëror dhe kjo për yllin e popit është një motiv gëzimi.
“Jam shumë e lumtur që këtu me mua është dhe familja ime, veçanërisht jam e gëzuar për praninë e një personi”, - deklaroi Kylie.
r.b/NOA