Tiranë, 26 mars 2011, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e sotme ka shprehur mbështetjen për kandidatin e maxhorancës për Bashkinë e Tiranës Lulëzim Basha, duke thënë se ai është kandidat edhe i kësaj partie.
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama u shpreh për mediat se, Basha është përfaqësuesi më dinjitoz për betejën e Tiranës.
Ndër të tjera ai shtoi se, “Lulëzim Basha do të fitojë sepse e do Tiranën. LSI përfaqësohet me dinjitet me kandidaturën e Bashës. Ai është model i qytetarëve të Tiranës”.
Sipas tij një kandidat i tillë ia garanton fitoren maxhorancës, për vlerat që përfaqëson dhe për rezultatet që premton..
Sakaq gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe në përgjigjen e letrës së kreut të grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi, duke thënë se LSI i përgjigjet pozitivisht ftesës për mbajtjen e një tryeze të përbashkët për të diskutuar mbi zgjedhjet lokale.
Sipas tij ky bashkëpunim dhe kjo tryezë është e frytshme pasi zgjedhjet, rezultatet dhe mbarëvajtja e tyre janë në të mirë të qytetarëve më shumë edhe se të politikës.
a.y/NOA