English

Mediu: Basha, kryebashkiaku i duhur për Tiranën

Tiranë, 26 mars, NOA – Ministri i Mjedisit, njëherazi dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dhënë sot mbështetjen për kandidatin e PD-së për Tiranën, Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Mediau u shpreh se kandidati i ardhshme i Tiranës është figura më përfaqësuese e koalicionit qeverisës.

Ai u shpreh se “8 maji është një shans për të gjithë, për t’i dhënë fytyrën që meriton, fytyrën evropiane kryeqytetit dhe vendit”.

Mediu u ndal dhe në profilin politik të Luzim Bashës, duke theksuar se ai përfaqëson njeriun e suksesit dhe politikanin që bëri realitet Rrugën e Kombit.

“Lulzim Basha do t’i kthejë Tiranes vlerën që e meriton. Basha është njeriu i suksesit dhe me seriozitetin e tij e dashurinë për Shqipërinë do të vijë me projekte. Basha e ktheu në realitet rrugën e Kombit”, tha sot Mediu, duke garantuar mbështetjen e republikanëve në këto zgjedhje për PD dhe Bashën.

a.k.NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari18:40 - 26 Mars 2011
    Kryefjala, Basha, kryebashkiaku i duhur per Tiranen, eshte slogani qendror qe duhet thene. Pas nje lufte te gjate per te mbajtur kete post nga z.Rama, duhet te jape doreheqjen dhe ti lere vendin nje tjeter vizioni per Tiranen. Kjo eshte nje arritje ne keto zgjedhje pasi tronditet rutina e gjithe ketyre viteve dhe kjo levizje do tu hapi rruge mendimeve e projekteve te reja dhe qe te mos biem ne gracken e monotonise dhe e uniformitetit viziv dhe mendor. Kjo levizje do te jete gjithashtu dhe kapercimi i atij ngerci politik qe i ka kllaperuar te dy palet per te mos leshuar postin, me pretekstin se i *duhuri eshte ai*. Kjo *kataklizme* eshte celsi i fitoreve te partive duke prekur vetem interesa individuale per monopolizim te postit. Shpeshhere na duket se jetojme ne nje monarki kushtetuese ku mbreti dhe mbreteresha rine siper politikes. Levizja eshte rinovim, strategji. Z. Rama duhet te leshoje nje gur dhe te mos kembengule se e mira e Tiranes dhe e partise se tij eshte Ai, si e vetmja shprese.