English

Mos harroni: Nesër ndërrohet ora!

Tiranë, 26 mars, NOA – Edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i ri i orës, i cili ndodh për çdo fund të muajit mars.

Një lajm ky jo dhe aq i mirë për gjumashët, të cilëve do t’u duhet që të ngrihen një orë më parë në mëngjes, për të vazhduar punët e tyre të përditshme, por një lajm i mirë për ata që i duan shëtitjet pranverore me dritë.

Konkretisht, ndërrimi i orës do të ndodhë gjatë natës së sotme, duke u gdhirë dita e nesërme, kohë kjo në të cilën akrepat do të ecin përpara me 60 minuta.

Një masë e tillë ka disa shekuj që merret, pasi u pa me leverdi që njerëzit të përfitonin më shumë nga energjia diellore.

n.e/NOA

KOMENTE