SHBA, 26 mars, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se misioni ushtarak në Libi është i qartë, i përqendruar dhe i kufizuar, andaj edhe ka shpëtuar “jetë të panumërta të civilëve”.
Gjatë fjalimit javor në radio, Obama tha se mbrojtja ajrore e Libisë tashmë është e paaftë për të vepruar dhe se forcat e Gadafit nuk kanë shënuar përparime.
Presidenti amerikan do të mbajë një fjalim televiziv të hënën, për të shpjeguar synimet e Shteteve të Bashkuara në konfliktin në fjalë.
NOA