Vodafone Albania bëhet sërish pjesë e iniciativës globale “Ora e Tokës”
Tiranë, 26 mars 2011 NOA - Vodafone Albania i bashkohet për të tretin vit radhazi iniciativës globale Ora e Tokës.
Burime nga Vodafone konfirmuan se ditën e shtunë 26 Mars, nga ora 20.30 deri 21:30 Vodafone Albania respektoi iniciativën simbolike të Orës së Tokës duke mbajtur të fikura dritat e zyrave qëndrore.
Gjithashtu kompania ka sensibilizuar të gjithë punonjesit e vet që në respekt të kësaj iniciative globale të mbanin të fikura për një orë dritat në shtëpitë e tyre.
Ora e Tokës është një iniciativë e World Wildlife Fund (WWF) që bashkon qindra milionë qytetarë nga gjithë bota për të dëshmuar se njerëzit mund të bashkohen për të zgjidhur problemin e ngrohjes globale.
Kompania Vodafone Albania dhe Fondacioni Vodafone Albania mbështesin shumë projekte të Përgjegjshmërisë Sociale që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e kulturës së mbrojtjes së mjedisit nga e gjithë shoqëria.
Në të gjithë dyqanet Vodafone funksionon skema e riciklimit të celularëve të përdorur të cilët nëse nuk trajtohen siç duhet shkaktojnë ndotje të mjedisit.
Po kështu, godina e re e Zyrave Qendrore të kompanisë Vodafone Albania është ndërtuar sipas teknologjive më të fundit për kursimin dhe ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Për më shumë informacion mbi iniciativat dhe mundësitë për të bashkëpunuar me kompaninë Vodafone më promovimin e një mjedisi të shëndetshëm klikoni në spotin e saj në krye të NOA dhe njihuni më në detaje me nismat.
e.t/NOA