English

Pasqyra e Shtypit, 26 Mars 2011

Tiranë, 26 mars, NOA - Gazetat shqiptare flasin sërish mbi prezantimin e programit elektoral dje nga kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Dëshmia në polici/ Atentati, Tan Lepri: Armiqtë e mi janë publikë”, i cili flet për dëshminë e dhënë nga nëpunësi i Bashkisë së Tiranës që pësoi atentat dy ditë më parë, por shpëtoi.

“Basha shpall programin për Tiranën: Do hap 30 mijë vende pune, do ul taksat 5 herë”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Nafta Virgin, Apeli liron dy biznesmenët”; “Eksplozivi ndaj gruas, arrestohen dy autorët” etj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Emri i Berishës në telefonatat e Tan Leprit para atentatit ”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete detaje nga hetimet rreth plagosjes së nëpunësit të Bashkisë, Dritan Avllaj.

“Listat e kandidatëve të PD dhe PS, pak orë para zyrtarizimit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Opinion nga Preç Zogaj: Më në fund, Nikola Sarkozi”.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Avllaj: S’kam hasëm/ Atentati, policia dyshon për vrasës e pagesë”, i cili citon deklaratat e bëra në polici nga i plagosuri Dritan Avllaj, i njohur me emrin Tan Lepri.

“Kurt Kola: Ish-të përndjekurit, ja pse janë në koalicion me komunistët” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar intervistës së dhënë nga përfaqësuesi i kësaj kategorie.

Kurse “Rrëfimi i djalit: Si ma vranë nënën me granatë në shtëpi” flet për rimin e rëndë të ndodhur dje.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Nis zbatimi i planit Lajçak”, i cili tregon sesi Lajçak ka lënë disa porosi në Shqipëri në fazën e tretë të negocimeve, që kanë nisur të zbatohen nga pala shqiptare.

“Basha shpall premtimet: Taksa të ulëta dhe tramvaj” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Apeli liron biznesmenët, burg shoferëve”, “Unaza e Tiranës, banorët përleshen me policinë” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Basha: Ja si do të ndryshojë Tirana”, i cili pasqyron programin e paraqitur dje nga ish-ministri Basha para mbështetësve të tij, për të ardhmen e kryeqytetit pas zgjedhjes së tij si kryetar bashkie më 8 Maj.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Këshillat vendorë të jenë nga qytetarët, jo pushtetarët”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Kyçet Petro Nini, prindërit: Shkolla është e pasigurtë”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 26 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE