Tiranë, 26 mars 2011, NOA- Partia Demokratike akuzoi sërish kryetarin e partisë Socialiste për afera korruptive në Bashkinë e Tiranës.
“Sot Edvin Kristaq Rama, kreu i sh.p.k socialiste, fill pasi u vetëshpall në panik si kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, derdhi lot krokodili për të varfërit dhe të papunët e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike.
Më tej vijon duke shtuar se, z. 20%, që gjatë 12 viteve në pushtet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, 80 % të lejeve të ndërtimit i ka ndarë me dy firma, atë të arkitektit dhe drejtorit të tij të urbanistikës dhe reston ua ka dhënë 500 firmave të tjera, sot shpifi e trilloi për papunësinë e varfërinë.
Sipas Partisë Demokratike, “E vërteta është se Edvini dhe soji i tij që kryeson, Doshët, Ruçët, Fidelët, Abazët, Dabullët, Ligorët, Dondulakët e Kokëdhimët që kanë ndërtuar së bashku me kryetarin e tyre të pastrehë e vetëm më 3 mijë euro, por që dhëmbët i vënë me 30 mijë euro dhe kostumet i qepin me nga 8 mijë euro apo edhe shkopat e engledisjes i blenë me mijëra euro, për të papunët dhe të varfërit kanë vetëm cinizëm, ligësi, dhe përçmim”.
Kjo parti e ka cilësuar kupolën e socialistëve, si sh.pk-ja që ka ndaluar në Tiranë për interesa dhe investime të huaja në kryeqytet si në asnjë vend tjetër dhe ka krijuar monopolin e lejeve të ndërtimit duke bërë që metri katror i banesën në periferi të Tiranës të kushtoj njësoj apo edhe pak më tepër se në periferinë e Berlinit apo edhe Vjenës.
Partia më e madhe e Shqipërisë, ajo në pushtet, i është drejtuar Ramës me fjalët: “8 maji po afron, të varfërit e të papunët së bashku me qytetarët e Tiranës do ti japin z.Rama si ndëshkim çmimin e papunësisë dhe të varfërisë që mbolli me kupolën e tij në kryeqytet”.
a.y/NOA