English

Petroviç: Mitorvica ka ende punë

Mitrovicë, 26 mars 2011, NOA- Serbi Sllobodan Petroviç, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë deklaron se për Mitorvicën dhe komunën e saj duhet edhe ndihma e EULEX dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare.

Mbi Petroviç rëndon pesha kryesore, përfundimin e procesit të decentralizimit si obligim ligjor që del nga plani Ahtisari.

Gjatë fjalës së tij për mediat ai është shprehur se, “Qëllimi i decentralizimit është përmirësimi i jetës së njerëzve në atë zone. Nuk mund të mos themi se edhe krijimi i komunave të reja në jug, si Graqanica Parteshi, etj., ka qenë një sfidë dhe ka pasur rezistencë edhe atëherë. Për mua nuk është më e rëndësishme nëse komuna do të formohet një muaj më herët apo më vonë. Por sa i takon ministrisë ne do ta implementojmë planin 100%”.

Ai ka shtuar gjithashtu se nëse do të bëhej fjalë vetëm për letra dhe dokumenta, atëherë komuna e Mitrovicës nuk do kishte probleme.

Themelimi i kësaj komune dhe pjesa veriore e saj janë një nga problemet që kanë akoma punë është shprehur Petroviç gjatë raportit të bërë për punë e tij mujore.

a.y/NOA

KOMENTE