Indi, 26, Mars, NOA - Një grua 70 vjeçe, në shtetin verior indian të Uttar Pradesh në 40 vitet e fundit ha rreth 2 kg rërë çdo ditë dhe ka raportuar se nuk ka probleme shëndetësore për shkak të këtij zakoni të rrallë.
"Ha rërë prej 40 vitesh dhe nuk kam pasur ndonjë problem shëndetësor”, thotë Krishnavati.
Gjëja e rrallë është se ajo nuk ka pasur asnjë problem me stomakun ose shëndetin, edhe pse konsumon sasi të mëdha rëre. Fillimisht, familja ishte e shqetësuar për Krishnavati lidhur me zakonin e saj të rrallë, duke menduar se kjo do ti shkaktonte një sëmundje serioze.
"Kam vënë re se ajo ha rreth 2 kg rërë në ditë. Ajo e ha atë dhe nuk ka probleme për shkak të kësaj dhe është gjithashtu e shëndetshme", ka thënë Suryanath, komshiu i Krishnavati.
Mjekët thonë se bëhet fjalë për një sëmundje mendore dhe duhet të trajtohet.
"Në vendin tonë, kjo është një gjë e pazakontë dhe konsiderohet një mrekulli. Por nuk është mrekulli. Kjo sëmundje është e dokumentuar dhe përmendur nëpër libra. Gjatë Masterit tonë të mjekësisë dhe kirurgjisë kemi dhënë leksione për këtë. Kjo është një sëmundje e quajtur Pica dhe trajtimi i saj është i nevojshëm.
Duke qenë se kjo grua është duke e bërë këtë për gati 40 vjet, arsyeja është psikologjike dhe duhet të trajtohet nga një psikolog", thotë Anurag Dixit, kirurg i përgjithshëm. Pica është një çrregullim i karakterizuar nga një oreks për substanca jo-ushqimore, si metale, flokë, gjëra plastike dhe prek zakonisht te fëmijët dhe të moshuarit.
a.e./NOA