Damask, 26 mars, NOA - Protestat kanë pushtuar gjithë Sirinë, ndërsa po shtohen nga dita në ditë të vrarët dhe të plagosurit.
Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria siriane po i shtyp gjithnjë e më shumë në mënyrë brutale protestat e popullit.
Ndërsa qendra e rezistencës është qyteti Deraa në jug të kryeqytetit Damask, në kufi me Mbretërinë e Jordanisë.
Forcat e sigurisë raportohet të kenë hapur zjarr atje ndaj demonstruesve, duke i lënë të vrarë në vend.
Nga ana e tij, grupi për të drejtat e njeriut “Amnesty International” ka bërë të ditur për vdekjen e 55 personave gjatë javës së kaluar në qytetin Dearaa. n.e/NOA