Shkup, 26 mars 2011, NOA- Filip Riker ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka deklaruar se liderët politikë kanë përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës.
Sipas tij, liderët politik janë përgjegjës ndaj qytetarëve dhe kanë për detyrim ti zgjidhin këto probleme, për shkak se qytetarët presin nga ta.
“Mendoj se kemi bërë të qartë se ne jemi këtu si diplomat për të vëzhguar Maqedoninë dhe për të vazhduar marrëdhëniet tona diplomatike. Ne besojmë se Maqedonia e cila është në kufirin e anëtarësimit në NATO dhe negociatave dhe afër anëtarësimit me BE-në, mund të zgjidhë problemet në mënyrë demokratike, duke shfrytëzuar institucionet vendore”, është shprehur ambasadori Riker.
Më tej ai tha se mbështetja ndaj Maqedonisë nuk do të mungojë nga ana e SHBA-ve, por detyrat janë të ndara.
a.y/NOA