English

Rreziku, FDBK: Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, do jenë të përgjakshme

Shkup, 26 mars, NOA - Fronti Demokratik të Bashkimit Kombëtar ka lëshuar një deklaratë alarmante, sipas të cilës, zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Maqedoni gjatë kësaj pranvere, në qershor të vitit 2011, do të jenë të përgjakshme.

Kreu i FDBK, Gafurr Adili konfirmon se do të ketë përdorim armësh nga ato që i ka quajtur “bandat e partive politike shqiptare”.

“Të luftosh për pushtet pa pushtet dhe edhe pa shtet, kur atë pushtet dhe atë shtet

e ka pushtuesi e kolonizatori i trojeve të Shqipërisë Lindore, edhe duke e denigruar

çështjen kombëtare shqiptare nën IRJM, siç ka ndodhur deri më tani, për gati dy

dekada me radhë, nuk mundet të quhet ndryshe, përveçse veprim antikombëtar”, shkruan Adili.

Duke shtuar se të nxisësh luftën vëllavrasëse midis shqiptarëve dhe të shkaktosh edhe

gjakderdhjen ndërshqiptare, në emër të luftës për pushtet, për llogari dhe për interesa të pushtuesve e të kolonizatorëve sllavo-maqedonas, është më shumë se veprim antikombëtar, është krim që duhet ndëshkuar shumë rëndë nga shqiptarët.

“Prandaj, edhe gjykoj që të gjitha forcat (shoqatat) patriotike shqiptare, t’i

bojkotojnë zgjedhjet sllavo-maqedonase”, përfundon deklarata e tij.

n.e/NOA

KOMENTE