English

Truri e fsheh frikën përmes neuroneve

E shtunë, 26 mars 2011, NOA- Frika nuk zhduket dhe as harrohet, por është truri ai që është në gjendje të fsheh atë në disa skuta të neuroneve.

Këtë fakt e ka treguar një eksperiment i kryer mbi minjtë të cilët janë studiuar nga një ekip neurobiologësh nga universitetet e Friburgos, Basilea e Bordeaux.

Minjtë janë ekspozuar dhe stimuluar nga ngacmime të tingujve papritmas dhe nga disa ngacmime të pakëndshme.

Por nëse ky tingull përsëritet nën një stimul të pakëndshëm, frika në pamje të parë, apo në mënyrë sipërfaqësore zhduket.

Por në rast se ky tingull vjen papritur dhe në version tronditës frika shfaqet, ka qenë ky përfundimi i neurobiologëve Francezë, Zviceranë e Gjermanë të cilët konkluduan se truri luan rolin ekuilibrues të shfaqjes dhe fshehjes së frikës.

a.y/NOA

KOMENTE