English

Vodhën kabull elektrik dhe telefoni, arrestohen dy të rinjtë

Tiranë, 26 mars 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pak minuta më parë pasi akuzohen se kanë vjedhur kabull telefoni dhe elektrik.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se A.Osmani 29 vjeç dhe E. Cunrati 16 vjeç, janë arrestuar nga komisariati numër 6 në kryeqytet, pasi ndaj tyre ka pasur dëshmi dhe prova se kanë qenë autor të këtyre vjedhjeve.

Ndërkaq ndaj dy të rinjve pritet të nisin hetimet për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim” për tu zbardhur dhe saktësuar akuzat.

Vjedhja e kabujve telefonik dhe atyre elektrike po kthehet në një fenomen kohëve të fundit, pasi rasti i arrestimeve të personave për këtë vepër sipas policisë sa vjen dhe po rritet.

a.y/NOA

KOMENTE