English

Vritet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Romë, (Itali) 26 mars, NOA – Një qytetar shqiptar ka vdekur sot pas një goditjes me armë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Romës mëngjesin e sotëm dhe sipas perdeve italiane bëhet fjalë për një “larje hesapesh mes bandave”.

Policia nuk ka bërë të ditur ende emrin e personit që është qëlluar. Ndërkohë që dihet vetëm mosha e tij, 32 vjeç.

Sipas policisë 32-vjeçari është qëlluar me pistoletë në kokë në afërsi të një lokali. Spitali ku i shqiptari është dërguar për mjekimin e parë, ka konfirmuar vdekjen e tij.

a.k/NOA

KOMENTE