English

600 milionë dollarë për të marrë Shtëpinë e Bardhë

SHBA, - Milioneri Donald Trump deklaron se është i gatshëm që të paguajë 600 milionë dollarë për të fushatën e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për shumën marramendëse dhe kandidimin e tij, në një televizion amerikan, Trump ka thënë se “nuk ka qenë asnjë herë më serioz sesa kaq”.

I pyetur nëse i kishte 600 milionë dollarë, Trump deklaroi se ishte i gatshëm të vendoste një shumë edhe më të madhe.

“Kam shumë më shumë sesa kaq. Një pjesë e fakti se përse unë jam kaq i njohur dhe më pëlqen tek vetja është sepse unë jam shumë i pasur. Pra, nëse duhen 600 milionë, unë do t’i vendos për veten time 600 milionë. Ky është avantazhi im ndaj kandidatëve të tjerë në garë.

Milioneri i njohur për shfaqet e tij në media, ka komentuar dhe situatën aktuale politike në vend. Ai është shprehur se Sara Palin është një politikanë shumë më e aftë sesa Barak Obama.

a.k/NOA

KOMENTE