Brazil, 27 Mars NOA - Poza sensuale dhe shumë të bukura, në bikini seksi, për faqen e parë të GQ në debutimin e saj në Brazil.
Për numrin e saj të parë revista ka zgjedhur të debutojë me një ndër modelet më të bukura në botë, Alessandra Ambrosio.
Braziliane e natyralizuar, top-modelja bukuroshe, pjesë e skuderisë fituese të Victoria’s secret është fotografuar me shumë pak veshje nga Gavin Bond.
Me pistoletë të lidhur në këmbë dhe me dy pjesë të bardha me një sensualitet shumë të lartë, me bikini me dizajn leopardi ose me të brendshme të zeza, madje dhe një pozë në topless: kjo ka qenë paraqitja seksuale e Alessandra.
r.b/NOA