English

Anarki në Londër, 200 të arrestuar pas përleshjes me policinë

Londër, 27 mars, NOA - Autoritetet britanike kanë arrestuar mbi 200 persona lidhur me përleshjet e së shtunës në Londër. Dhuna shpërtheu gjatë protestës së qindra mijëra njerëzve kundër masave të qeverisë për reduktimin e deficitit.

Autoritetet e rendit thanë se marshimi ishte kryesisht i qetë deri në kohën kur grupe të vogla anarkiste kanë nisur të sulmojnë bankat dhe dyqanet.

Të paktën 84 njerëz janë plagosur në përleshjet.

NOA

KOMENTE