Barcelonë, 27 Mars NOA - Pesëdhjetë milionë për të investuar në sezonin veror të merkatos. Sipas një siti të së përditshmes katlanese “Mundo Deportivo”, kjo është shifra që Barcelona ka vënë në dispozicion, por ajo mund të rritet akoma më shumë me shitjen e disa lojtarëve si Afellay apo Thiago Alcantara që deri më tani nuk kanë bindur. Objektivi numër një mbetet Cesc Fabregas, por për ta marrë atë nga Arsenali do të duhen të paktën 40 milionë euro që do të sinjifikonin heqjen dorë nga shumë objektive të tjera.
Mbi të gjithë për tu përmendur është emri i Giuseppe Rossi, sulmuesi i Villarrealit që Guardiola e simpatizon së tepërmi, por drejtuesit e Barçës janë në ndjekje dhe të Neymar dhe Alexis.
r.b/NOA