English

Berisha: Rama merret mua, unë me qytetarët

Tiranë, 27 mars, NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se forca që ai drejton shkon në zgjedhje, si një parti që ka mbajtur premtimet. “Shkojmë të sigurt në fitore sepse para shqiptarëve dalim si qytetarë, si prindër, si familjarë dhe si njerëz që kemi mbajtur premtimet tona, duke filluar që nga ujësjellsat nëpër fshatra deri tek zhvillimet më të mëdha të kombit”, tha sot Berisha.

Duke u ndalur në situatën politike, Berisha u shpreh se kreu i PS-së ka zgjedhur të merret me kryeministrin, ndërsa vet kryeministri zgjedhe qytetarët.

Ai ka theksuar në fjalën e tij se këto zgjedhjet duhet të përqendrohen tek qytetarët dhe alternativat më të mira për të. “Rama ka zgjedhur të merret me Berishën ndërsa unë kam zgjedhur të dëgjoj qytetarët. PS nuk njeh votë tjetër përveç asaj në favor”, tha sot Berisha.

“Shkojmë të sigurt në fitoren e merituar, pasi kemi krijuar aleancën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë, por kjo nuk mjafton. Këto janë zgjedhje ku në qendër vendoset qytetari. Ndaj dhe aleanca u shpall si Aleanca për Qytetarin”, tha sot Berisha.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE
  • sotir Labi20:15 - 27 Mars 2011
    Une mendoje qe shkrimi ose ky lajme, te kishte titullin: RAMA i ngre ne demostrata,une i vras !