English

Berisha: Zgjedhjet do të jenë me standarde, PD e bindur në fitore

Tiranë, 27 mars, NOA, Update – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtare të PD-së se zgjedhjet e 8 majit do të jenë me standarde dhe se mazhoranca shkon e sigurt drejt fitores. “Kjo qeveri kjo shumicë ka përgjegjësi. Për të arritur në standardet më të mira, ka bërë investimet më të mëdha, sot ne shkojmë drejt zgjedhjeve me një kuadër ligjor tërësisht konsensual, të respektojmë çdo votë të qytetarëve shqiptare. Zgjedhjet e 2009 nuk ishin vetëm zgjedhjet më të mira, jo, ishin zgjedhje që plotësuan, standardet kryesore të OSBE. Por ajo që u bën, çudi është se nuk pati asnjë provë që pati manipulim të rezultateve dhe numërim jo të rregullt”, tha Berisha në fjalën e tij.

Ai u shpreh se fushata ka nisur dhe mazhoranca do të prezantohet në këto zgjedhje me modelin me të mirë.

“De fakto kemi nisur fushatën elektorale, përgatitjet intensive, ndaj dhe unë, duhet të përcjell ju, të gjithë kandidatëve të “aleancës për qytetar”, t’ju përcjell të gjithë strukturave simpatizantëve të Partisë Demokratike qëllimin më madhor, të kësaj fushate, votën e lirë të shqiptarëve. Ne jemi parti e votës së lirë, jemi, qytetarë të këtij vendi, të bashkuar pavarësisht të gjitha dallimeve të tjera, tek besimi ynë, i hekurt i palëkundur tek vota e lirë dhe vlerat e saj”, tha Berisha në fjalën e tij në fillim të mbledhjes.

a.k.NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari17:44 - 27 Mars 2011
    Fushata elektorale ka filluar deklaroi sot Z.Berisha ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD, kur nderkohe ne takimin e tij me popullin e Kavajes per inagurimin e Qendres se Kultures shprehet "Opozita po ben fushate bazuar ne shpifje. Opozita mbeshtetet tek alternativa e mashtrimit". Degjojme shpesh qe fushata elektorale filloi por kurre nuk pame nga asnjera pale se kur ishte data e caktuar nga partite per fillimin e kesaj "fushate". Ndoshta ne radhe te pare duhet te pyesim veten secili nga ne dhe pastaj te kerkojme pergjegjesira se ku vajten te ardhurat per posterat qe su pane kurre dhe per reklamat e tjera qe nuk paten kurre imagjinaten vecse deri te tubimet neper mitinjgje ku nje turme e pakuptimte uluret per fitore dhe nuk pa kurre me shume se ajo qe la ne zgjedhjet e shkuara.Ajo qe financohet per keto fushata eshte blerja e stilolapsave kamera per te "kontrolluar si duhet ecurine e votimeve". "Une kam vendosur te degjoj qytetaret" thote z.Berisha e cila duket si fjalia me pa kuptim kur ai qe degjohet eshte vetem ai dhe ndonje nga perkrahesit e tij. Populli degjohet vetem ne mbyllje te fushates me koncertin e madh festiv me motivin "Drejt zgjedhjeve te lira". Kjo eshte vota e popullit,demostrimi i nje mendimi te lire qe i papraprin me nje tubimi festiv, duke i vene vulen opozites se kreu eshte brenda "standarteve" drejt standarteve me te arrira, dhe sipas standarteve kryesore te OSBE. Dhe, si per inat edhe opozita shpalos te njejtin Standart. De facto fushata ka nisur. Pararendja ka nisur qe ne Romen e lashte, e cila nuk u ndertua per nje dite. Betohet Hipokrati per Apolonin, betohet dhe Lulezim Basha per mandatin e deputetit. U betuan dhe populli gjerman qe te ngrinte vendin nga renojat e Luftes se Dyte Boterore, dhe brenda nje kohe te shkurter arriti lulezimin ekonomik dhe politik, dhe kjo jo vetem ne Gjermani por ne mbare Evropen.Kane kaluar 21 vjet qe themi se ka ardhur demokracia dhe ndryshimet jane teper te limituara gjithnje ne pretekstin e nje standarti te ulet ekonomik te nje ekonomie qe nuk pati kurre renie dhe asnjehere ngritje. ERMELINDA XHILLARI Per kete shkrim shfletova dhe revista shtypi.