Danimarkë, 27 mars, NOA - Kompania daneze “Aesir” ka hedhur së fundmi në treg një celular të ri. E veçanta e mjetit të njohur të komunikimit është se është i punuar me ar.
Celulari është dizenjuar nga stilist të njohur dhe ka linja mjaft të veçanta. Veshja me metal të çmuar është bërë në butonat e tij dhe në pjesën e pasme të kapakut. Ndërkohë që me metal shumë të shtrenjtë është bërë dhe ekrani i celularit. Çmimi këtij aparati luksoz është 58 mijë e 435 dollarë.
Atyre që ju duket i shtrenjtë një celular i tillë, kompania danze ka krijuar dhe një model të ashtuquajtur ekonomik. Është i njëjti format telefoni, vetëm se në vend të floririt është përdorur një material më pak i kushtueshëm me inoks. Çmimi i variantit të dytë të telefonit është 10 mijë e 095 dollarë.
Kjo linjë celulari sipas drejtuesit të firmës daneze ka ardhur pas kresave të shumta. Sipas tij janë shumë biznesmenë dhe njerëz të spektaklit që kërkojnë gjëra origjinale dhe mjaft të kushtueshme.
a.k/NOA