Kinë, 27 Mars, NOA- Duket e pabesueshme, por një dele në fermën e Liu Naiying në Kinë lindi një qengj-qen (në të gjitha aspektet i ngjashëm me një qenush). Liu tha se ai kishte zbuluar qenien e çuditshme menjëherë pas lindjes.
“Unë iu afrova dhe mbeta i shokuar se kafsha më shumë ngjante me një qen se një qengj. Fillimisht edhe u frikësova, në 20 vjet, kurrë nuk kam parë si ai”, ka thënë fermeri.
Qengji-kone është 20 cm i gjatë dhe ka një shtresë të leshtë si një dele, por të gjitha veçoritë e tjera të tij - duke përfshirë gojën, hundën, veshët, sytë, putrat dhe bishtin - janë identike me një qen.
Dhe jo vetëm këto e bëjnë atë të duket si një qen, por edhe veprimet, qëndrimi , sjelljet, madje edhe mënyra si luan janë tipike të një qeni. Fermeri thotë se ai lindi rreth orës 16:00 më 15 mars 2011
Liu tha se nëna e tij është një dele dy-vjeçare dhe kjo ishte hera e parë që ajo lindte. Ajo nuk ka pranuar ta ushqejë të voglin.
Veterinerët janë befasuar, megjithatë, të gjithë bien dakord në një gjë: "Është e pamundur që një dele të lindë një qen" Që nga lindja, i vogli i deles tashmë ka tërhequr shumë vizitorë në fermën e Liu në Fucu County në krahinën Shaanxi.
a.e/NOA