Tripoli, 27 mars, NOA – Një ngjarje e rëndë e pasojave të luftës në Libi është konsumuar në sytë e gjithë medieve ndërkombëtare që janë vendosur në këtë vend. Një grua libiane e tronditur ka hyrë në një hotel në Tripoli ku janë të vendosur gazetarët e huaj që ndjekin prej javësh zhvillimet në këtë vend. Me shenja dhune në fytyrë dhe në trup, ajo u ka treguar gazetarëve se e kanë përdhunuar trupat e Gadafit në një pikë kontrolli, vetëm për shkak se ishte nga Bengazi.
“Më lidhën e madje bënë urinën mbi trupin tim,” tha ajo duke rrëfyer për tmerrin e përjetuar nga forcat qeveritare. Sapo ka nisur të tregojë historinë, ajo është sulmuar nga një zyrtar i Ministrisë së Informacionit në Libi. Më pas e kanë sulmuar dhe kamarierët dhe të tjerë civilë. Gazetarët janë munduar ta mbrojnë, por janë sulmuar dhe ata. Një gazetar britanik u godit me grushte, një kamera e CNN u thye. Më pas gruaja u arrestua dhe e larguan nga hoteli.
NOA