English

HTC Desire vjen në dyqane më një çmim të përgjysmuar

Pragë, 27 Mars NOA - HTC Desire S do të debutojë këto ditë në tregun evropian dhe bëhet fjalë për një smartphone me sistem operativ Android 2.3, i cili është prezantuar muajin e kaluar në kongresin “Mobile World Congress” në Barcelonë.

Celulari është shfaqur këto ditë në shitje në Gjermani dhe në Çeki për një çmim rreth 460-470 euro.

Për të festuar lançimin e tij, prodhuesit kanë ofruar një HTC Desire S, me gjysmën e çmimit (235 euro) për 100 personat që do ta kenë të parët në dispozicion këtë aparaturë në dyqanin zyrtar në Pragë.

I Bazuar në sistemin operativ Android 2.3 me ndërfaqe Sense UI, HTC Desire S ka një ekran në formatin WVGA prej 3.7 polësh, kamerë 5.0 megapixel me regjistrim në modulin HD 720p dhe flash LED.

Për tu përmendur është dhe procesori i cili është i llojit Qualcomm Snapdragon MSM8255 prej 1 GHz.

r.b/NOA

KOMENTE