English

I dënuar dhe dëbuar nga Italia kapet Florenc Zyberi

Ligura, 27 Mars, NOA- Është arrestuar në një banesë në rrugën Des Geneys në Imperia, (Itali) Florenc Zyberi, i lindur më 13 mars 1987, dënuar në 2010 me 1 vit e 6 muaj burg për evazion fiskal dhe më pas me dëbim me forcë nga shteti italian.

Me kërkesë të agjentëve, Zyberi ka treguar një pasaportë të lëshuar rreth njëzet ditë më parë nga autoritetet shqiptare, me të dhëna të tjera.

Nga hetimet fillestare duket se Zyberi në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri ka ndryshuar të dhënat që të shmangë kontrollet e emigracionit, duke nxjerrë një pasaportë të re.

Shqyrtimi i shenjave të gishtërinjve ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë. I arrestuari pritet ti përgjigjet shkeljeve të përsëritura të rregullave për emigracion të paligjshëm.

KOMENTE