English

I ngacmonte motrën, shqiptari plagos 14-vjeçarin italian

Sanermo, (Itali), 27 mars, NOA - Një shqiptar ka plagosur ditën e sotme në 14 vjeçari italian pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin pasi arsyeja e goditjes me armë ka qenë thuajse banale.

I riu italian ka ngacmuar motrën e shqiptarit, ndërkohë që për të riun shqiptar një fakt i tillë ka qenë i papranueshëm. Në nerva e sipër ai ka marrë pistoletën, ka shkuar në spuermarketin ku ndodhej 14-vjeçari italian dhe e ka qëlluar atë në mes të turmës me njerëz.

I riu italianë është plagosur në ije dhe është dërgua menjëherë në spital. Raportohet se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që motra e shqiptarit dhe i riu i plagosur kanë qenë miq prej disa kohësh.

a.k/NOA/ANSA

KOMENTE