English

Libi, kryengritësit drejt perëndimit, Italia: “Kemi një alternativë diplomatike”

Libi, 27 Mars, NOA- Pasi kanë marrë Ajdabiya, kryengritësit libianë nuk duket se duan të ndalen duke vazhduar marshin e tyre drejt perëndimit. Pas "pushtimit" të qytetit të parë, kryengritësit kanë rimarrë në kontroll Bregan, pa hasur rezistencë të madhe nga trupat e Muamar Gadafi.

Tani, objektivi i ri është Ras Lanuf, 120 kilometra larg, një tjetër qendër e naftës. Ditën e nëntë të operacionit ushtarak, presidenti i SHBA-së, në fjalimin e tij në radio të shtunën, përsëriti arsyetimin e tij të ndërhyrjes: “Misioni në Libi është i qartë dhe i suksesshëm. Ky operacion ushtarak ka shmangur një lumë gjaku të kërcënuar nga Gadaf”.

Dhe për të konsoliduar kryengritësit sipas “Washington Post, koalicioni ndërkombëtar i angazhuar në Libi është duke marrë parasysh furnizimin e tyre me armë. Franca është në favor të armatosjen dhe trajnimit të kryengritësve, por vetëm në momentin kur Egjipti të furnizojë me armë të lehta (pushkë mësymje) milicët anti-qeveritarë.

Ndërkohë, në Evropë vazhdojnë debatet lidhur me diskutimet për menaxhimin e krizës politike dhe mundësinë e rrugës diplomatike: “Italia me siguri do të jetë në grupin e kontaktit në Libi dhe të martën do të paraqesë një alternativë diplomatike nga ajo franko-britanike", ka thënë ministri i jashtëm italian, Franco Frattini.

"Është e qartë se ne kemi nevojë për të përfunduar me sukses nismën ndërkombëtare. Ne me të vërtetë duam që NATO të marrë komandën”, ka thënë ministri italian, i cili pritet që të martën e javës që vjen të jetë në Londër. Takimin premton të jetë një përplasje me Nikolas Sarkozi, i cili foli të premten për një "propozim politik franko-britanik".

“Edhe ne kemi ide. Në Londër do të paraqes një plan të veprimit tonë. Ne do të flasim së bashku dhe së bashku do të gjejmë një emërues të përbashkët, ​​unë shpresoj”, ka përfunduar Fratini.

a.e/NOA

KOMENTE