Bruksel, 27 mars, NOA- NATO po përgatitet të marrë komandën e të gjitha operacioneve ushtarake në Libi, ndërsa po intensifikohen përpjekjet për të arritur një zgjidhje politiko-diplomatike, në mbledhjen e Grupit të Kontaktit në Londër, të martën.
Pasditen e sotme në Bruksel, pritet të mblidhet Këshilli i Atlantikut të Veriut për të finalizuar marrëveshjen për transferimin e komandës NATO-s.
Këtë mëngjes Shefat e Shtabeve të Mbrojtjes të koalicionit të NATO-s kanë përgatitur përfundimisht planin no-fly zone dhe praktikisht çdo gjë ka kaluar nën patronazhin e saj, si embargo detare ashtu edhe operacionet ajrore.
Ndërkohë ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, ka thënë se është gati një propozim gjermano-italian për të zgjidhur krizën libiane që pritet të paraqitet në samitin e koalicionit të martën në Londër.