Libi, 27 mars, NOA - Të mbështetur nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit, kryengritësit rebelë kanë ripushtuar disa zona që mbaheshin nga trupat e Gadafit.
Goditjet ajrore kanë hyrë në javën e dytë të tyre, ndërsa në shënjestër kishin zonat ushtarake dhe civile në qendër të Libisë. Qeveria e Gadafit tha se bombat kanë rënë edhe në rrugën që lidh Axhdabian me Sirten, ndërsa viktimat përfshijnë ushtarë dhe civilë.
Ushtria franceze tha se avionët e saj kanë shkatërruar të paktën pesë aeroplanë ushtarakë dhe dy helikopterë që i përkisnin regjimit të Gadafit në bazën Misrata. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se koalicioni ndërkombëtar po tregohet i suksesshëm në zbatimin e rezolutës së OKB-së, e cila mbështet të gjitha masat e mundshme për mbrojtjen e civilëve libianë.
NOA/RFE