Tiranë, 27 mars, NOA - Forumet më të larta të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike do të vendosin sot për emrat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe komune në gjithë vendin. Pritet që mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste të zhvillohet pasditen e sotme. Ndërkohë që po sot do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtare të Partisë Demokratike.
Mësohet se pjesa më e madhe e kandidaturave janë përcaktuar nga të dy kampet politike, ndërkohë që probleme kanë sjellë vetëm ndarja e zonave me aleatët.
Por pavarësisht negociatave forcat politike duhet të paraqesin sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve sipas afatit të përcaktuar në ligj.
a.k/NOA