Fukushima, (Japoni), 27 mars, NOA - Në reaktorin numër 2 të centralit atomik në Fukushima, radioaktiviteti është rritur në një masë të jashtëzakonshme. Sipas të dhënave të autoriteteve, radioaktiviteti është rritur dhjetë milionë herë më shumë se kufiri i lejuar, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e përpjekjeve për ftohjen e reaktorëve.
Autoritetet bëjnë të ditur se punëtorët janë zhvendosur në një vend më të sigurt. Shkaku kryesor është helmimi i ujit, i cili gjendet në turbinat e reaktorëve. Sipërmarrja Tepco, e cila merret me mirëmbajtjen e këtij centrali, ka bërë përpjekje më parë që të nxjerrë ujin e mbetur në këtë central dhe ta zëvendësojë me ujë tjetër.
NOA/DV