Itali, 27 Mars NOA - Italia është vendi që ka numrin më të madh të lidhjeve dashurore në vendin e punës: një fakt i cili është mbështetur nga avokatët martesor italianë (Ami).
40% e rasteve të divorcit, sipas Ami, janë të provokuara nga tradhtitë në çift dhe rreth 60% e këtyre ndodh pikërisht në vendin e punës.
Fillimisht spitalet, më pas ndjekin këtë radhitje profesionet e studimit, redaksitë e gazetarëve, zyrat publike dhe bankat.
Ndërsa për sa i përket qytetit që tradhtohet më shumë, ai është Milano dhe ndiqet nga Roma.
r.b/NOA