English

Zgjedhjet e 8 majit, sot vëzhguesit e parë të ODIHR në Tiranë

Tiranë, 27 mars, NOA – Misioni i ODIHR do të dërgojë sot në Tiranë vëzhguesit e parë të zgjedhjeve të 8 majit. Misioni do të vëzhgojë fazën para përgatitore të zgjedhjeve dhe do të jap vlerësimet për masat e marra nga qeveria.

Misioni i parë pritet të ketë disa dhjetëra anëtarë dhe do të kryesohet nga amerikani Jonathan Sonstreet. Detajet e misionit dhe problemet ku do të fokusohet puna konkrete e ti, do të bëhen publike ditën e martë nga kreu i misionit në nj konferencë për mediat .

Në total ODIHR pritet të sjell rreth 400 vëzhgues për zgjedhjet e 8 majit, duke mbuluar pjesën me të madhe të Komisioneve Zgjedhore me grupe vëzhguesish.

a.k/NOA

KOMENTE