English

Aksident rrugor, vdesin tragjikisht tri vajza, njëra shqiptare

Fermano, 28 mars 2011, NOA – Tri vajza të reja, mes të cilave një shqiptare kanë gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në një aksident rrugor të ndodhur gjatë orëve të vona të natës në portin e Sant'Elpidio-s në Fermano të Italisë.

Mediat vendase bëjnë me dije se tri vajzat udhëtonin me një makinë Puegeot 107, kur u përplasën në mënyrë ballore me një fugon në lartësinë e urës mbi lumin Chienti.

Nga ky aksident tragjik humbën jetën Laura De Santis, 21 vjeç nga Fermo, Suela Lala, 20 vjeç nga Monte Urano dhe Giada Gentili, 19 vjeç nga Grottazzolina.

Gjatë momentit të aksidentit, i cili po hetohet nga policia italiane makina me të cilën udhëtonin tri vajzat drejtohej nga 19-vjeçarja Giada Gentili.

Sipas dëshmive makina u përplas fort përgjatë rrugës 16, me fugonin që drejtohej nga 52-vjeçari nga Fermo, R.R., i cili mbeti i shokuar nga aksidenti i rëndë.

Makina e tre viktimave ishte drejtuar për në veri drejt zonës së Civitanovës.

Gjatë përplasjes me fugonin makina e viktimave është shtypur lehtësisht duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tri të rejave.

mit/NOA

KOMENTE