Itali, 28 Mars NOA - SuperMario me sa duket ka një pikë të dobët për miset. Pas historisë së dashurisë me Mis Emilia, Melissa Castagnoli, momentalisht Balotelli ka ndryshuar rajon.
E dashura e tije re quhet Maria Elena Monego dhe vjen nga Mestre. Mis Veneto në 2008, vetëm 17 vjeç dhe finaliste për titullin italian në të njëjtin vit, bukuroshja Maria Elena ka bërë “gol” tek futbollisti në fjalë.
“Gazzettino”, ka publikuar foto të çiftit, ku ajo është ulur në prehër të lojtarit. Me sa duket, gjithmonë bazuar në atë çka shkruhej në gaztë, sulmuesi i Manchester City, ka kërkuar me ngulm për këtë njohje dhe me sa duket ka arritur të marrë atë çka dëshironte.
r.b/NOA